Rrjeti social TikTok njohu një popullaritet veçanërisht gjatë pandemisë kur njerëzit shpërndanin video të shkurtra për të dhënë mesazhe entuziaste, por së fundi kjo platformë po keqpërdoret dhe rasti më i fundit në Lezhë, kur një person i rritur i jepte të thithte cigare hashashi një djali të vogël, është ai më domethënësi.
“Këta persona kanë mungesa nga fëmijëria dhe adoleshenca dhe ato që nuk kanë mundur dot t’i bëjnë atëherë i bëjnë tani. Hiqen sit ë fortë dhe bëjnë veprime të dhunshme, si ato me shpejtësi makinash, dhunë ndaj njerëzve dhe kafshëve, përdorim i lëndëve narkotike dhe veprime të tjera që përbëjnë vepra penale. Ata hiqen si të fortë dhe marrin ato duartrokitjet e munguara, ato bravot ato klikimet. Kjo histeri ndalet vetëm nga policia kibernetike, policia e shtetit. Sapo del një video të arrestohet dhe penalizohet autori. Ky është ndëshkimi që do t’i mësonte të tjerët se nuk mund të bëhen të famshëm duke kryer kundërvajtje dhe krime”, shpjegon psikologia Gejsi Anamali.
Top Channel