Presidenti moldav ka dënuar sulmin me dron të Rusisë sot në Odesa.
Maia Sandu shkroi në X se vendi “duhet të mbahet përgjegjës për çdo pjesë të infrastrukturës së shkatërruar”.
“Dënoj fuqishëm sulmin brutal të Rusisë ndaj infrastrukturës portuale në rajonin e Odesës. Rusia duhet të mbajë përgjegjësi për çdo pjesë të infrastrukturës së shkatërruar. Mendimet e mia janë me të gjithë ata që janë prekur. Moldavia qëndron fort me Ukrainën”- shkruan Sandu.
Më herët gjatë ditës së sotme, dy persona u shtruan në spital pas një breshërie me dron rus kundër infrastrukturës portuale në rajonin jugor të Ukrainës, Odesa.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha se sulmi kishte për qëllim objektet e magazinimit të karburantit të përdorura për furnizimin e pajisjeve ushtarake.
Top Channel