Këngëtari Justin Bieber ka marrë gjithë vëmendjen e medieve gjatë një eventi për lançimin e produktit të ri “Rhode” të Hailey Bieber.
Shkak është bërë veshja e tij sportive gri, e kombinuar me një kapele rozë, shapka të verdha dhe një palë çorape të bardha.
Nga ana tjetër Hailey është shfaqur me një fustan elegant të kuq. Ngjarja u zhvillua në mënyrë të përshtatshme në Krispy Kreme të Nju Jorkut të hënën. Modelja 26-vjeçare kishte veshur një minifustan të kuq pa rripa nga Ermanno Scervino, të cilën e kishte kombinuar me një palë vathë të kuq, me taka të markës Maison Ernest dhe një çantë Ferragamo.
Nëpër rrjete sociale nuk kanë munguar edhe memet ku thuhet se ata janë njësoj si një çift ballkanas, ku gruaja vishet dhe kurohet në maksimum, ndërsa burri vishet komod… dhe pa e vrarë mendjen.
Ndërsa dyshja – e cila u martua në shtator 2018 – mund të ketë zgjedhur atmosfera të ndryshme të hënën, Hailey shpesh ka gjetur frymëzim në stilin e Justin. Në qershor, ajo ndau një look që krijoi me veshjet e këngëtarit.
“Veshje nga dollapi i burrit”, shkroi ajo përmes Instagram Story, ku shfaqej duke tundur një xhaketë të Justin, një bluzë me vija dhe pantallona të shkurtra pambuku.
Top Channel