Kampionët përforcojnë mbrojtjen, firmosin me shtatlartin e Kukësit

17/08/2023 12:57

Partizani do të ketë një armë më shumë në mbrojtje në sezonin e ri.

“SuperSport” mëson se “demat” kanë firmosur me mbrojtësin Altin Bytyçi.

Futbollisti që rinovoi në qershor me Kukësin ka zgjidhur kontratën me verilindorët për t’u bërë pjesë e kampionëve të Shqipërisë.

Lojtari ka gjetur gjuhën e përbashkët dhe pritet të bashkohet me skuadrën, për t’u integruar sa më parë me grupin.

22-vjeçari ka luajtur 90 ndeshje me Kukësin në të gjitha kompeticionet, duke shënuar dhe dy gola e tani është gati për një hap të madh në karrierë. Lojtari pritet të jetë gati për raundin play-off, nëse “të kuqtë” kalojnë më tej në Conference League.

Një përforcim me vlerë për Partizanin, që synim do të ketë të mbrojë titullin në edicionin e ri që nis me 26 gusht.

Në anën tjetër Kukësi humbet pjesë, duke u dobësuar akoma dhe më tepër e objektivi mbijetesë nuk do të jetë i lehtë për verilindorët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA