Tërmet me magnitudë 5 ballë në Kretë, lëkundje toke në ishullin grek
13/08/2023 15:09
Një tërmet me magnitudë 5 ballë ndodhi pak minuta më parë në Kretë.
Lëkundjet me thellësi 10 km ishin 18 km nga Palalochoroa.
Ky është tërmeti i dytë i fortë këtë të diel, pasi në orën 07:49 ra një tërmet me magnitudë 5.1.
Deri më tani nuk ka raportime fillestare për dëme apo viktima si pasojë e tërmetit. Mund të duhen disa orë derisa autoritetet të kryejnë vlerësime gjithëpërfshirëse të dëmeve, veçanërisht në zonat e largëta.
Top Channel