Allegri dhe drejtuesit ndryshojnë sërish planet e Milanit drejt Genovës; skuadra në grumbullim ‘vetëm’ që nga e enjtja
Neymar mund të rikthehet tek Barcelona këtë merkato dhe për ta realizuar këtë transferim mund të vijë në ndihmë një klub Arab.
Sipas mediave franceze, braziliani ka biseduar me agjentin e tij dhe së bashku kanë vendosur largimin nga “Parc des Princes”. 31-vjeçari dëshiron rikthimin në Barcelonë edhe pse transferimi duket i pamundur për shkak të problemeve financiare të katalanasve.
Megjithatë për ta realizuar rikthimin e “Oney-t” tek ish-ekipi i tij mund të ndihmoje një klub nga Arabia Saudite. Siç raportohet, agjenti i brazilianit është në bisedime me një klub, i cili fillimisht është i gatshëm të paguajë klauzolën e largimit të tij nga PSG dhe më pas ta huazojë lojtarin e përfaqësueses braziliane tek Barcelona.
Ideja e agjentit është që klubi Arab ta blejë Neymar nga PSG dhe ta huazojë atë tek Katalanasit, ku sulmuesi do të qëndrojë për 1 ose 2 vite dhe më pas të shkojë në ligën arabe ku do të mbyllë karrierën. Gjithashtu këto 2 vite, klubi arab do të përdorë edhe imazhin e brazilianit. Megjithatë operacioni duket i vështirë pasi askush nuk dëshiron të investojë për një lojtar dhe më pas ta lërë atë në huazim për 2 vite plus që problem ngelet dhe mosha e sulmuesit pasi Neymar do të shkonte në Arabi vetëm në moshën 33-vjeçare dhe në aspektin sportiv nuk do të ishte shumë e leverdisshme.
Gjithsesi një gjë është e sigurt, lojtari nuk do të vazhdojë me PSG, dhe marrëveshja me klubin Arab duket metoda e vetme që Neymar të veshë fanellën e Barcelonës. 31-vjeçari u largua nga katalanasit në vitin 2017 për tu transferuar tek PSG për shifrën rekord të 222 mln Eurove, por aventura e tij në Paris nuk shkoi siç ishte planifikuar dhe tashmë braziliani mendon se ka ardhur koha për ti dhënë lamtumirën kryeqytetit francez./Supersport
Top Channel