Pse vajzat e modës hoqën dorë nga xhinset? Trendi i pantallonave që papritur po i veshin të gjitha

03/08/2023 14:25

Pantallonat stil “cargo” janë rikthyer në modë dhe duket se po mposhtin edhe xhinset.

Këtë verë i kemi parë pantallonat e gjera e të fryra material najloni te vajzat e famshme në botë, por edhe në vendin tonë.

Ekspertët e modës tregojnë se tendencat “riciklohen” çdo 20 vite, pasi cikli nis nga e para. Kështu pantallonat e famshme të viteve ’90 janë rikthyer në skenë këtë vit.

Bella Hadid dhe Jennifer Lopez kanë zgjedhur “cargo-t” për daljet e tyre, duke i kombinuar me bluza të thjeshta e të rehatshme. Ndërsa Emily Ratajkowski zgjodhi një palë pantallona të tilla ngjyrë ulliri gjatë një shëtitjeje në qytet me qenin e saj, duke i kombinuar me një “crop top” të bardhë.

Në fakt, ka shumë mënyra si mund të përshtasni këto pantallona me stilin tuaj dhe t’i kombinoni me bluzat që pëlqeni të vishni më shpesh.

FOTO GALERI
2/8
Pantallona të gjera, bluzë të ngushtë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA