Vendndodhja e automjetit të përdorur nga Fredi Rrushi, ka qenë një mister ndërsa deklaratat në lidhje me të shpeshherë kanë rënë në kundërshtim me njëra tjetrën.
Për të bërë ballafaqimin e deklaratave, policia ka përballur vëllanë e autorit Pajtim Rrushin dhe Blerim Kamberin.
Nga këqyrja e kamerave të sigurisë shihet që kamberi parkon automjetin para lokalit të Pajtim Rrushit dhe futet në lokal ku diskuton me të.
Kamberi del disa herë nga lokali dhe merr sende në makinë të cilat i lë në lokalin e Rrushit.
Në kamera duket që me Kamberin diskuton edhe një pinonjës policie i cili largohet pas disa minutave.
Nga hetimet e bëra është vërtetuar që ky automjet ky automjet Ëolsvagen pasat ishte i regjistruar në emrin e shtetases Arjeta Isufaj, bashkëshortit të së cilës në 2019 këtë makinë ja ka dhënë shtetasit Fredi Rrushi, por me të kanë bërë një prokurë të posaçme duke qenë se automjeti që në kohën e blerjes ka patur një problem me doganën dhe nuk mund të bëhej akti i shitjes.
Pjesë nga dosja:
“Është pyetur shtetasi Pajtim Rrushi në lidhje me vendndodhjen e automjetit të përdorur nga ana e vëllait të tij Fredi Rrushi, por prej tij është deklaruar fillimisht se ka vënë re që ai është parkuar në datën 25.10.2021 në afërsi të lokalit të tij, por nuk e di se nga kush.
Në deklarimin e shtetasit Blerim Kamberi, ka pretenduar se pasi është larguar nga Komisariati i Policisë nr.5 me automjetin e shtetasit Fredi Rrushi, e ka parkuar atë në Afërsi të lokalit të vëllait të Fredit, të cilit i ka dhënë edhe çelësat.
Për këtë mos përputhje midis këtyre dy shtetasve në deklarimin e tyre është bërë edhe ballafaqimi, ku nga ana e shtetasit Pajtim Rrushi është pretenduar se në lokalin e tij ka ardhur shtetasi Blerimi, mbiemrin nuk ja di, dhe i ka thënë se kishin ndaluar vëllanë, merr ca ilaçe, çoi ca ilaçe. Ai është tronditur. Në lidhje me makinën i ka thënë që makina ishte parkuar tek stacioni i autobusit. Nuk e mban mend nëse i ka dhënë çelësa, po ashtu në këtë ballafaqim shtetasi Pajtim Rrushi ka pretenduar se nuk e di kush e ka marrë automjetin.
Nga këqyrja e pamjeve filmike të lokal “Charli Braun”, i cili ndodhet përballe lokalit të shtetasit Pajtim Rrushi dhe në vendin ku është parkuar automjeti nga ana e shtetasit Blerim Kamberi rezulton se : “në orën 19.07.31 sipas orës se kamerës dallohet mjeti i dyshuar i shtetasit Fredi Rrushi i cili është një automjet i markës wolksëagen, Passat ose Jeta, ngjyre Gri, me disqe në formë Ylli, i cili parkohet para lokalit, kamerat e të cilit janë objekt kqyrje. Nga automjeti zbret shtetasi në dukje Blerim Kamberi (i veshur me xhupa mënge ngjyrë e errët, me bluzë ngjyrë gri e hapur), i cili pasi shikon nga drejtimi i automjetit largohet në drejtim të kundërt, ku ndodhet lokali i shtetasit Pajtim Rrushi.
Lokali i këtij të fundit nuk fokusohet nga kjo kamera. Në orën 19.13.42 shfaqet përsëri shtetasi Blerim Kamberi i cili në momentin që është duke kërkuar brenda në automjet, pas tij vjen shtetasi i cili dyshohet se është shtetasi Pajtim Rrushi (i veshur me xhup ngjyre te erret). Ndërkohë që shtetasi Blerim Kamberi është duke kërkuar në mjet, shtetasi i dyshuar si Pajtim Rrushi largohet në drejtim të lokalit të tij. Në orën 19.14.30 largohet nga fokusi i kameras edhe shtetasi Blerim Kamberi në drejtim të lokalit të Pajtim Rrushi. Në orën 19.18.00 shfaqet në fokusin e kameras përsëri shtetasi Blerim Kamberi i cili hap derën e shoferit të automjetit dhe me dritën e celularit kërkon në automjet. Pasi ka kërkuar në automjet në orën 19.18.37, largohet përsëri në drejtim të lokalit të shtetasit Pajtim Rrushi. Ne orën 19.25.28 shfaqen në kamera dy shtetasit Blerim Kamberi i cili ka një qese të madhe në dorë dhe Pajtim Rrushi. Pajtimi shkon në drejtim të derës së shoferit, ndërsa Blerimi nga pas mjetit duke u larguar me qesen në dorë. Shtetasi Pajtim Rrushi hap automjetin me pult (pasi duken dritat që ndizen në momentin që ky shtetas i afrohet tek mjeti) dhe le për disa momente të hapur derën, duke parë rreth e qark dhe më pas futet brenda në drejtim të automjetit. Ndërkohë është brenda në automjet, tek dera e shoferit vjen një punonjës policie, i cili pasi komunikon me drejtuesin largohet. Në orën 19.26.52 automjeti i dyshuar fillon të lëvizë për t’u larguar.
Nga këqyrja e pamjeve filmike të sekuestruar në lokalin e shtetasit Pajtim Rushi, me qëllim identifikimin e automjetit Wolksëagen pasat/jetta në përdorim të shtetasit Fredi Rrushi.
Në dt.21.10.2021 në kamerën e fokuson ambjentin e jashtëm në anë të lokalit shfaqet një automjet i markës Wolsëagen, ngjyrë gri, me karakteristikat e automjetit te dyshuar si : disqet formë ylli, në pjesën e sipërme ka baxho. Nga këqyrja dallohet që targa e automjetit është AA 014 SY.
Ky mjet në momentin e konstatimit ka qenë i drejtuar nga personi në foto, i cili pasi ka shkarkuar sende të ndryshme në pjesën anësore të lokalit është larguar,
Nga të gjitha deklarimet e marra, nuk është bërë e mundur gjetja e targës së automjetit të përdorur nga ana e shtetasit Fredi Rrushi, pasi nga të gjithë deklaruesit ajo nuk mbahej mend.
Na këqyrja e pamjeve filmike të bera nga DVR e marrë në ambientet e lokalit të shtetasit Pajtim Rrushi është konstatuar në datën 21.10.2021 një automjet i markës Volsëagen me karakteristikat e automjetit të përdorur nga pajtim sipas këqyrjes ajo mban targën AA014 SY. Sipas verifikimit në sistem ky automjet Ëolsvagen pasat është i regjistruar në emrin e shtetases Arjeta Isufaj.
Në deklarimin e shtetasit Mikel Isufaj rezulton se që në vitin 2019 këtë makinë ja ka dhënë shtetasit Fredi Rrushi, por me të kanë bërë një prokurë të posaçme duke qenë se automjeti që në kohën e blerjes ka patur një problem me doganën dhe nuk mund të bëhej akti i shitjes. Deklaruesi nuk ka dijeni se këtij mjeti nuk i ishte ndryshuar pronësia. Me vendimin nr. 1999 Akti datë 10.11.2021 te Giykatës së Rrethit Giyqësor
Tiranë, është caktuar masa e sigurimit “Arrest me burg” të parashikuar nga neni 283 i K.Pr. Penale ndaj personave nën hetim Fredi Ismail Rrushi për veprat penale “Vrasje me paramendim,”. Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” “Fshehja ose asgjësimi i kufomës” e parashikuar nga neni 78, 278, dhe 303 të kodit penal dhe Pajtim Ismail Rrushi për veprën penale” Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe “Fshehja ose asgjësimi i kufomës” parashikuar nga neni 301 dhe 303 te kodit penal.
Në vazhdimësinë e kryerjes se veprime për gjetjen e shtetasit Ruzhdi Hoxha, me datën 05.11.2021 në zonën e Qafmolles, në një rrëpirë në krahun e djathtë të rrugës, rreth 15 m poshtë rrugës, është konstatuar dhe sekuestruar një xhup ngjyrë kafe në vishnje si dhe një pjatë e cila dyshohet se mund të ketë mbetje lëndësh narkotike.
Në lidhje me identifikimin e pronësisë së këtij xhupi, i është marre deklarim shtetasit Erion Topi, i cili ka deklaruar se xhupi në foto është xhupi i tij, të cilin në datën 21.10.2021 në mesnate ja kishte dhënë shtetasit Ruzhdi Hoxha pasi ky i fundit kishte pasur ftohtë. Këtë xhup e ka mbajtur Ruzhdiu edhe pasi ata janë ndarë dhe Ruzhdiu ka ikur me automjetin e shtetasit Fredi Rrushi.”/ E.Kola
Top Channel