Al-Nassr kanë arritur akordin me Interin në lidhje me Marcelo Brozovic.
Pavarësisht 20 milionë eurove të ofruara në sezon, mesfushori kroat ka refuzuar transferimin në Arabinë Saudite. Pasi kërkon të firmosë me Barcelonën.
Ndërkohë, drejtuesit e Al-Nassr nuk ndalen dhe kanë piketuar përforcime të tjera. Afër është akordi me Seko Fofano, kapitenin e Lensit, i cili luan në rolin e Brozovic.
Jo vetëm kaq, pasi Al-Nassr po tenton edhe Edinson Cavanin. “El Matador” ka edhe një vit kontratë me Valencian, por sauditët janë gati t’i plotësojnë çdo dëshirë.
Bisedimet kanë nisur, drejtuesit e Al-Nassr po tentojnë të gjejnë një akord me agjentin e bomberit uruguain, i cili do të formonte një dyshe të fortë në sulm CR7-Cavani.
Dy goleadorët e njohur kanë provuar të jenë shokë skuadre edhe te Manchester United./ SuperSport
Top Channel