Foto/ Ju ofrohet, dy ditë qëndrim falas në shtëpinë e Barbit në Malibu, shihni ambientet përrallore

27/06/2023 12:25

Pas rinovimit të shtëpisë së ëndrrave të Barbie’s Malibu, Ken ka ftuar për dy ditë resht vizitorë dhe qëndrimi do jetë falas.

Rezervimi hapet në orën 10:00 më 17 korrik për datën më 21 korrik dhe 22 korrik 2023.

Këtë herë, Keni është ai që pret. Shtëpia është lyer me ngjyrën rozë të theksuar, dhomat janë të dekoruara me sende të frymëzuara nga Ken, si kapele dhe kitara kauboj.

Shtëpia ka një dhomë gjumi dhe përmban një krevat dopio të rrumbullakët me jastëkë dekorativë dhe batanije me motive kuajsh, tregojnë fotot e publikuara. Shtrati mbështetet pas një muri të mbuluar me letër-muri ngjyrë rozë dhe të bardhë.

Gjatë qëndrimit, të ftuarit do të kenë një mundësi të shohin veshjet e Kenit, sipas njoftimit për shtyp të Airbnb. Dollapi është plot me rrobat e Kenit, duke përfshirë xhaketa kauboj dhe këmisha, tregojnë fotot.

Deri në dy të ftuar mund të qëndrojnë në shtëpi çdo natë, por udhëtimin që do bëjnë drejt Malibu edhe nëse janë jashtë shtetit duhet ta paguajnë vetë. Të ftuarit do të jenë në gjendje të përdorin në shtëpi një sërë patinash si dhe dërrasën e tyre të sërfit.

Mysafirët do të përshëndeten nga një portier pas mbërritjes së tyre, i cili do t’i tregojë rreth e rrotull dhe do të organizojë vaktet e tyre, sipas njoftimit për shtyp.

Ndërsa prona vjen me pajisje të tilla si WiFi dhe ajër të kondicionuar, ajo nuk ka kuzhinë apo TV. Një pjesë e natyrës është shndërruar në një mini palestër. Ambienti ka gjithashtu stola ku mysafirët mund të bëjnë banja dielli dhe të admirojnë oqeanin.

Filmi live-action “Barbie”, me Margot Robbie dhe Ryan Gosling, do të shfaqet në kinema më 21 korrik.

FOTO GALERI
7/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA