“Pushime On Top” nis sot sezonin e ri dhe moderatori Eni Shehu u përball me vështirësinë e parë.

Teksa xhironte bashkë me Lei Krajën në zonën e Shelegurit, Eni u përfshi në një incident.

Ai po vraponte me kalë dhe në një moment ky i fundit është trembur nga droni, ka devijuar dhe Eni nuk ka mundur ta kontrollojë. Për rrjedhojë është rrëzuar, ndërsa skena është kapur edhe nga kamerat.

Fatmirësisht nuk ka pasur dëmtime të rënda dhe fati ka qenë me të në atë moment, duhet thënë, tepër delikat. Le të shpresojmë se e gjithë kjo ishte për ‘syrin e keq’! Sezoni sapo ka filluar dhe ka vend më shumë se kurrë motoja ‘show must go on’!

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA