Kampionia Luiza Gega tjetër medalje ari dhe rekord në Kampionatin Ekipor të Atletikës

22/06/2023 16:35

Luiza Gega triumfon sërish në Kampionatin Ekipor të Atletikës.

Atletja shqiptare po vijon me rrugën e suksesit duke thyer një tjetër rekord dhe duke seleksionuar një tjetër medalje ari. Në lojërat olimpike që po zhvillohen në Poloni, Luiza Gega ngriti sërish lart flamurin shqiptar duke u ngjitur në shkallën më të lartë të podiumit pasi dominoi në garën 3000 metra me pengesa.

Gega e mbylli garën në kohën 9:17.31, duke e kaluar vijen e e finishit 30 sekonda me shpejtë se ndjekësia e saj me e afërt. Rezultat ky tejet i mirë për atleten shqiptare që tashmë në kuptimin e plotë të fjalës nuk po njeh më rivalë në Europë pasi po tregon që ndodhet në super formë, pasi po dominon në të gjitha garët që merr pjesë.

Me këtë medalje, Luiza Gega bëhet kështu jo vetëm sportistja shqiptare me më shumë trofe. Por njëkohësisht sportistja shqiptare me kohën e arritur ka thyer dhe rekordin e Kampionatit që mbahej nga atletja ruse.

Top Channel