Ambulancës i bllokohet dera kur po transportonte 35-vjeçarin, familjarët përplasen me mjekët në Vlorë

21/06/2023 12:17

Autoambulanca e amortizuar e qendrës Shëndetësore të Orikumit është bërë shkak për një situatë të rëndë në Spitalin e Vlorës.

Një ditë më parë 35-vjeçararin, Arbër Feratin e zuri korrenti teksa gjendej brenda autokombanjës dhe ishte duke shkuar të punonte në toka.

Sipas të dhënave tensioni i lartë ka prekur automjetin e për pasojë 35 vjeçari ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Bluzat e bardha thonë se 35-vjeçari ka ndërruar jetë në vend, e megjithatë i riu është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Vlorës.

Transporti është kryer nga autoambulanca e njësisë Shëndetësore Orikum, ndërsa me mbërritjen në hyrje të urgjencës së spitalit, ambulancës i është bllokuar dera.

Bluza të bardha dhe të afërm kanë tentuar të hapin derën e ambulancës por nuk ia kanë dalë deri në përdorimin e forcës.

Tentativa për të hapur derën e autoambulancës ka zgjatur për disa minuta dhe kjo ka sjellë tension tek të afërmit e 35 vjeçarit, të cilët janë përplasur me mjekët.

Disa persona kanë marrë lëndime të lehta, mes tyre një efektiv i policisë dhe të afërm të 35 vjeçarit, i cili sot është përcjellë në banesën e fundit.

FOTO GALERI
10/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA