Fotot/ Cilët janë tre miliarderët brenda nëndetëses së zhdukur që po eksploronte Titanikun

20/06/2023 11:06

Pesë persona ndodhen në anijen Titan, e cila u zhduk të dielën, 700 kilometra larg brigjeve të Newfoundland, gjatë një eksplorimi për të parë rrënojat e Titanikut. 

Ekuipazhi humbi kontaktin me anijen në sipërfaqe “Princi Polar”, një orë e 45 minuta pasi filloi zhytjen në oqean.

Në bord janë tre miliarderët, biznesmeni pakistanez Shahzada Dawood dhe djali i tij, Suleman si dhe Hamish Harding, një biznesmen dhe eksplorues britanik 58-vjeçar.

Dawood i përket një prej familjeve më të pasura të Pakistanit. Ai është administrues  në Institutin SETI.

Eksploruesi francez Paul-Henry Nargeolet 73 vjeç gjithashtu mendohet të jetë në bord, si dhe Stockton Rush , shefi ekzekutiv i OceanGate, kompania që financoi zhytjen.

Roja Bregdetare e SHBA-së ka dërguar dy avionë C-130 Hercules për të kërkuar nëndetësen në sipërfaqen e ujit.

Të hënën në mbrëmje, roja bregdetare e SHBA vlerësoi se nëndetësja kishte midis 70 dhe 96 orë oksigjen urgjent.

Zhytësja u zhduk në oqean afërsisht 1,448 km nga Cape Cod, Massachusetts në një thellësi prej rreth 4 km.

 

FOTO GALERI
8/9
Stockton Rush

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA