Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi deklaroi në një konferencë për shtyp se marrëveshja për strehimin e muxhaedinëve do të vazhdojë, por anëtarët e opozitës iraniane duhet të zbatojnë ligjin shqiptar.
“Ajo që ndodhi sot ka të bëjë me zbatimin e vendimit të gjykatës. Marrëveshja duhet të vazhdojë por duhet të ketë një reflektim nga ata për sjelljen ndaj institucioneve shqiptare. Me veprimet që bënë sot treguan se nuk janë gati për të zbatuar ligjet në Shqiptar. Nuk kemi menduar për një prishje marrëveshjeje, ne do t’i mbrojmë përderisa e kemi marrë përsipër. Prokuroria ka ngritur disa çështje penale për këtë gjë kështu nuk është kompetenca ime se çfarë krimesh kanë kryer ata. Prokuroja po heton për një shkelje të ligjit kështuqë duhet të pyesni prokurorinë. Ata kanë kryer aktivitete politike, kanë botuar gazeta politike, por kjo gjë ka qenë objekt i një diskutimi që kemi pasur në vijimësi me ta.“-tha Çuçi.
Ministri mohoi pretendimet që të ketë pasur dhunë nga Policia e Shtetit ndaj muxhahedinëve madje tha se ka ndodhur e kundërta por këtë do ta verifikojnë pamjet filmike.
“Duhet tja bëjmë të qartë Këshillit të muxhahedinëve në Paris që nuk ka pasur dhunë në asnjë moment. Nuk e di nga kanë dalë ata në këtë konkluzion. E kundërta ka ndodhur, ata duhet ta kenë të qartë që vendimet e gjykatës nuk kundërshtohen, por zbatohen. Ata nuk pranon as ta merrnin ta lexonin vendimin e gjykatës, u thirr drejtoi dhe ata thanë që s’kanë pranuar ta lexojnë vendimin por duke kryer vendime kundërshtuese. Ajo deklarata për dhunë duhet tërhequr mrapsh se nuk ka pasur dhunë. Po gjetët një polic që ka prekur dikë, mund ta quajnë dhunë. Çdo vendim i gjykatave dhe çdo aspekt i shtetit duhet respektuar. Në lidhje me partnerët, amerikanët nuk janë pjesë e marrëveshjes, janë partnerët tanë më të ngushtë strategjik dhe ne jemi në një linjë sa i takon zbatimit të ligjit ndërkombëtar dhe ligjit në Shqipëri, për këtë të jeni të sigurt.“
Top Channel