Orët e rregullta të gjumit janë hapi i parë drejt një jete sa më të shëndetshme.

Nëse flini herët do të zgjoheni herët dhe kjo ju jep mundësi jo vetëm që të keni një ditë të gjatë, por edhe mendje të kthjellët e organizëm të shëndetshëm.

Studime të fundit tregojnë se mënyra dhe ora kur flini mund të vendosin nëse keni rrisk të vuani nga depresioni ose jo.

Çfarë sugjerojnë ekspertët?

Sipas ekspertëve është më mirë që të flini 1 orë më herët në darkë dhe të zgjoheni 1 orë më herët në mëngjes. Kjo do të ndikojë në shëndetin tuaj mendor dhe do të mbajë larg depresionin. Prandaj bëni gati alarmin një orë më herët në mëngjes.

Në studimin ku u vëzhguan 840.000 persona në rajonin e Evropës, shkencëtarët vunë re se personat e diagnostikuar me depresion zgjoheshin 1 orë më vonë në mëngjes se të tjerët.

Në bazë të të dhënave të mbledhura nga rutina e gjumit, zgjimi herët në mëngjes pa ulur orët e gjumit gjatë natës lidhej me zbutjen e deperesionit dhe simptomave të tij.

Këta persona kishin 23% më pak risk për të zhvilluar sëmundjen e depresionit apo për t’u prekur nga ajo./Agroweb

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA