Siç ndodhi edhe me provimet e tjera, edhe teza e provimit me zgjedhje është publikuar nga maturantët.

Deri më tani, 30 minuta pas nisjes së provimit janë publikuar teza e Ekonomisë dhe e Fizikës, ndërsa po zhvillohet provimi i fundit nga Matura Shtetërore 2023.

30 mijë maturantë po i nënshtrohen testit cili ka nisur në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.

Një ditë më parë dolën rezultatet e maturantëve në provimin Gjuhë Shqipe dhe Letërsi.

Kalueshmëria është 98.38% dhe me notën 10 janë vlerësuar rreth 5.73% e maturantëve. Konkretisht, janë 1591 nxënës që janë vlerësuar me notën 10 e nga këta, vetëm 15 kanë arritur të marrin 10 absolute. Nga ana tjetër, janë 1602 maturantë mbetës, të vlerësuar me notën 4.

Sa i përket gjuhës së huaj, më shumë 10-ta dhe më shumë 4 u morën këtë vit nga maturantët në provimin e gjuhës së huaj, ku 1043 maturantë morën notën 4.00 këtë vit, ndërsa 384 maturantë morën notën 10.00.

182 maturantë më shumë morën notën 4 këtë vit, në krahasim me vitin e kaluar. Nga ana tjetër, 227 më shumë morën notën 10, në krahasim me vitin 2022.

Një risi e maturës së këtij vitit është edhe heqja e fletë përgjigjeve të provimeve, dhe ndryshe nga vitet e mëparshme, kësaj radhe nëse maturanti do të ketë kontestim për notën mund të bëjë ankim dhe të bëhet rivlerësim i testit.

FOTO GALERI
3/7

Top Channel