Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama dhe i biri, Zaho, po ndjekin nga tribuna VIP përballjen e Kombëtares Kuqezi me Moldavinë.
Në tribunë për të parë nga afër spektaklin e sotëm, është edhe ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Evis Kushi.
Supersfida e nisur në orën 20:45, është e vlefshme për grupin E kualifikues të Evropianit 2024, teksa stadiumi është mbushur plotë e përplotë me “Tifoza Kuq e Zi” nga të gjitha trojet shqiptare.
Në një stadium me kapacitet 22 mijë vende, afro 21 mijë do jenë kuqezinj, ndërsa pjesa tjetër është rezervuar për miqtë. Me asnjë pikë dhe një ndeshje më pak se kundërshtarët në grupin E, Kombëtarja ka hedhur një formacion sulmues në fushë dhe kërkon pikët e plota për të vijuar me ëndrrën për kualifkimin.
Pas ndeshjes së sotme, tanët luajnë të martë në 20:45 në transfertë me Ishujt Faroe.
Top Channel