Burri e kritikoi se nuk bën punë shtëpie, gruaja i jep një mësim të mirë! (Fotot)

16/06/2023 17:19

Në përpjekje për t’i dhënë “një mësim” bashkëshortit që i thoshte se nuk bën punë në shtëpi, një grua hoqi vërtet dorë nga punët.

Lindsay Donnelly, hyri në një “grevë” dyditore për punët e shtëpisë dhe videot i shpërndau në rrjetin social “TikTok”. Lindsay, e la qëllimi8sht rrëmujë shtëpia dhe nuk rregulloi asnjë nga dhomat.

Më pas, ajo tha se vendosi të largohej nga shtëpia për një udhëtim, duke ia lënë përgjegjësinë e shtëpisë burrit të saj.

“Nisma” e Lindsay papritur mori miliona shikime dhe komente në “TikTok”. Shumë komentues përkrahën rebelimin e gruas. Madje disa i sugjeruan të largohej nga “një njeri mosmirënjohës”.

Shqetësimi i radhës i Lindsay ishte t’i tregonte partnerit për videot që u bën virale, jashtë parashikimeve të saj në rrjetin social.

Një përdorues vuri në dukje se është “e trishtueshme” që Lindsay duhet “të luajë këtë lojë” dhe se pavarësisht përpjekjeve të saj, burri do të pretendojë se nuk e vuri re rrëmujën.

Më pas, Lindsay u shfaq me bashkëshortin në një tjetër video dhe ai kërkoi falje. Por postimi u kritikua nga ndjekësit, që thanë se ai, por dhe gruaja ndiheshin në siklet.

Ndër të tjera, postimet nga jeta personale e Lindsay dhe mijëra komentet on line për të, vërtetuan ndikimin që mediat sociale mund të kenë në marrëdhëniet personale dhe nxjerr në pah nevojën për komunikim në familje.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA