Rod Stewart: Gruaja më ndaloi të vazhdoja miqësinë me Donald Trump

15/06/2023 13:53

Ylli i rock-ut Rod Stewart dikur ishte mik i ngushtë me Donald Trump, por thotë se gruaja e tij e ndaloi këtë.

Në një intervistë të kohëve të fundit me revistën “Scottish Field”, Stewart tregoi se si gruaja e tij, Penny Lancaster, e ndaloi atë të shoqërohej me Trump. Në atë kohë, të dy e njihnin njëri-tjetrin pasi ishin fqinjë në Palm Beach, Florida. Stewart merrte pjesë rregullisht në festat e Trump, herë pas here edhe duke performuar në kazinotë e tij. Miqtë e Stewart, luanin golf në kurset e Trumpit falas. Kjo e bënte Stewart ta quante Trump një mik shumë të dashur në 2018.

Madje në një moment, Penny i dha fund marrëdhënies së tyre, sepse komentet që Trump kishte bërë për gratë ishin “një turp”, thuhet në The Guardian.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA