Nuk kishte të dytë sa i përket pasionit për futbollin, ku ka lënë një trashëgimi që do të mbetet e përjetshme.
Silvio Berlusconi ishte presidenti i veprave, por edhe i fjalës së mprehtë. Janë të famshme shprehjet e tij, për situata dhe emra të veçantë të futbollit. Më poshtë janë listuar disa nga thëniet ikonike të Kavalierit:
Çështje zemre – “Milani? Është një çështje zemre. E shtrenjtë, por edhe femrat e bukura janë të shtrenjta!” (1986).
I shenjtë dhe profan – “Të gjitha gjërat që bëj janë profane, por Milani është i shenjtë” (1988).
“Jo” Maradonës – “Maradona? Lojtar i madh, por nuk mund të përshtatej te Milani im. Ishte karakter i vështirë” (1988).
Miliardat e Baresit – “Unë e meritova suksesin, si Franco Baresi që bëri miliardat e tij duke luajtur si mbrojtës i madh” (1994).
Pizza, mafia dhe Milani – “Shpresojmë të kemi krijuar një ekip të aftë për të prodhuar shfaqje, sepse kemi detyra të sakta ndaj tifozëve tanë dhe ndaj pjesës tjetër të botës, ku jemi realiteti italian më i njohur, pas mafies dhe pizzas” (1995).
Papa, si Milani – “Shenjtëria juaj, më lejoni t’ju them se ngjani pak me Milanin tim. Ne të dy shpesh shkojmë për të sjellë një ide fituese në botë. Kjo është ideja e Zotit” (1998).
Pëlhura dhe rrobaqepësi Zaccheroni – “Zoti Lizzola ishte një rrobaqepës shumë i mirë dhe kishte një moto për pëlhurën e mirë: kujdes se cilit rrobaqepës ia jepni…” (2000).
Helveg luan si i shurdhër – “Helveg më kujtoi fabulën e luanit të shurdhër: një burrë i bie violinës së tij në xhungël, duke tërhequr vëmendjen e një luani, pastaj një tjetri, deri në 100 luanë të magjepsur. Pas pak vjen një luan tjetër, i afrohet njeriut dhe e gllabëron atë” (2001).
Udhëzimet – “Ne flasim për Milanin e Sacchit, Zaccheronit dhe Ancelottit, por nuk flasim kurrë për Milanin e Berlusconit. E megjithatë jam unë që kam bërë formacionet për 18 vite, duke diktuar rregullat dhe blerë lojtarë… Duket se nuk ekzistoj” (2004).
Këshilla e detyrueshme – “Do të dërgoj një letër. Nga e hëna, çdo trajner i Milanit do të jetë i detyruar të luajë me të paktën dy sulmues. Nuk është një kërkesë, është detyrim” (2004).
Filozofia e lojës – “I kam urdhëruar lojtarët e mi të futen në fushë për të qenë mjeshtër të fushës dhe lojës” (2005).
Gruaja e Sheva – “Lamtumirë Shevchenko? Largimi nuk u kërkua nga ne, nuk u shkaktua as nga vullneti i lojtarit. Ai duhej t’iu nënshtrohej dëshirave të gruas së tij. Dhe ne e dimë se gratë shpesh janë kapo, të cilave nuk mund t’iu thuash jo” (2006).
Thumbi ndaj Juventusit – “Të mundësh Juventusin me një penallti të dyshimtë është edhe më e bukur” (2012).
Molla e kalbur – “Balotelli? Nëse vendosni një mollë të kalbur në grup, do të infektohen edhe të tjerat” (2013).
Shpërblimi për Monza-n – “Nëse mundni skuadra të mëdha, si Milanin apo Juventusin, do të lejoj një autobus plot me prostituta të mbërrijnë në dhomën tuaj të zhveshjes…” (2022). /Supersport
Top Channel