Kompeticionet Evropiane/ Arbitra shqiptarë do të vendosin drejtësi në Europa dhe Conference League
Kampionët e Rrogozhinës bëhen klubi i dytë shqiptar që arrin në fazën kryesore të një kompeticioni europian, pas historisë së shkruar nga Skënderbeu në Europa League. Tani i pret një tjetër sfidë e madhe, këtë herë ndaj Midtjylland.
Egnatia është skuadra që mban këtë sezon flamurin e futbollit shqiptar në Europë. Pas një vere me përmbysje spektakolare dhe sfidash të forta, kampionët e Shqipërisë kanë siguruar pjesëmarrjen në fazën e ligës së Conference League, duke arritur një objektiv historik për klubin dhe futbollin shqiptar.
Për herë të parë, një skuadër shqiptare do të luajë në këtë fazë të Conference League. Në të njëjtën kohë, Egnatia bëhet klubi i dytë nga Shqipëria që arrin në fazën kryesore të një kompeticioni madhor europian, pas Skënderbeut, që shkroi historinë në sezonin 2015–2016, kur u bë skuadra e parë shqiptare në grupet e Europa League. Korçarët u rikthyen në këtë fazë edhe në sezonin 2017–2018.
Rrugëtimi i Egnatias drejt këtij suksesi nuk ishte i lehtë. Pas kalimit të kundërshtarëve në kualifikueset europiane, rrogozhinasit realizuan një përmbysje të madhe ndaj Shamrock Rovers. Humbja 3–1 në ndeshjen e parë u pasua nga një fitore 5–1 në shtëpi, duke siguruar kualifikimin me rezultatin e përgjithshëm 6–4. Ëndrra për të luajtur në fazën e ligës së Europa League u ndërpre në play-off, ku Egnatia u eliminua nga norvegjezët e Lillestrøm. Megjithatë, skuadra shqiptare kishte siguruar tashmë një vend në Conference League, duke e kthyer këtë sezon në një moment historik për klubin.
Tashmë, përballë Egnatias janë gjashtë sfida europiane, me kundërshtarë si Midtjylland, Braga, Aarhus, Universitatea Craiova, Lincoln Red Imps dhe Kauno Žalgiris. Sfida e parë luhet më 15 tetor, në Rrogozhinë, ndaj Midtjylland, në një tjetër provë të rëndësishme për skuadrën që synon të tregojë se mund të konkurrojë edhe përtej kufijve të Shqipërisë. Egnatia e ka siguruar tashmë vendin e saj në historinë e futbollit shqiptar. Tani mbetet të shihet nëse kampionët do të arrijnë ta shoqërojnë këtë arritje edhe me rezultate që i mbajnë në garë për një kualifikim të mëtejshëm.
Top Channel