Yan Sommer mund Interin dhe…divorcohet, i jep fund martesës me bashkëshorten pas 7 vitesh
Në Angli janë ndezur sirenat e alarmit që nga momenti kur doli në dritë raporti i IFR(Rregullatorit të Pavarur të Futbollit) që zbuloi se 94% e klubeve të këtij vendi kanë humbje në bilanc dhe se 1/3 e klubeve të EFL dhe National leagye janë në situata falimentimi.
Raporti, i siguruar nga Daily Mail flet tekstualisht se këto klube janë në kufijtë e katastrofës financiare dhe thekson se është e nevojshme për një reformë urgjente. Motivi kryesor i kësaj situate është tentativa për të ruajtur kompetitivitetin sportiv duke rritur vazhdimisht pagat e futbollistëve. ‘Kjo ka gjeneruar një kokteil të rrezikshëm në rritje të borxhit dhe varësisë së tepruar nga financimi i pronarëve që vë në rrezik klubet dhe tifozët’-theksohet në raport
Po kështu ky raport flet edhe për një hendek të thellë mes Premier League dhe kategorive të tjera të futbollit anglez. Pa shkuar më larg, mesatarisht një klub i kategorisë më të lartë të futbollit anglez fiton 8 herë më shumë se një i Championship. Një tjetër faktor lidhet me ndihmat që marrin skuadrat e Premier League që zbresin nga kategoria që detyrojnë pjesën tjetër që të bëjnë sforco ekonomike me shumë rrezik për të konkurruar thuajse në të njëjtat kushte.
Raporti thekson nuk janë vetëm blerjet e lojtarëve ato që shkaktojnë këto probleme, por edhe rritja e kostove operative që bën që 17 skuadra të EFL dhe National League të regjistrojnë humbje edhe sikur këto klube nuk do të duhet të paguajnë lojtarët e tyre
Mbi 60% e klubeve të EFL dhe National League janë teknikisht të falimentuara, ndësa më shumë se 1/4 e tyre nuk do të mund të mbijetojnë më shumë se 1 muaj nëse pronarët e tyre tërheqin financimin. Në hetimin e kryer shpjegohet se në sezonin 2025/26 u gjeneruan më shumë se 9 miliardë paundë, nga të cilat 7.5 miliardë i korrespondojnë Premier League, 1 miliard Championship, 460 milionë League One dhe Two dhe 70 milionë National League.
Për të krijuar një ide të evoluimit, në 1992, të ardhurat mesatare të klubeve të Premier League ishin 2.7 herë më të larta në krahasim me ekipet e Championship, kurse aktualisht diferenca është 8.7
Pagat
Përsa iu përket pagave, në fushatat 2021-2022 dhe 2025-26, u rritën me 33% në Premier League, 32% në Championship, 71% në League One dhe 63 në League Two.
Humbjet
Në zërin e humbjeve, Premier League ka kaluar nga 20 milionë paundë në 2021-2022 në 44 milionë në 2025-26. Në Championship është kaluar nga 13 milionë në 2024-25 në 22 milionë në 2025-26. Në League One, humbjet janë trefishuar në 5 sezone nga 2.4 në 7.5 milionë dhe në League Two janë katërfishuar nga 600 mijë në 2.7 milionë paundë
Borxhi
Në përgjithësi, borxhi ka kaluar nga 2.8 miliardë paundë në sezonin 2020-21 ën 4.1 miliardë në 2024-25 dhe parashikohet që në sezonin aktual të arrijë në 5.1 miliardë. Klubet e Premier League përfaqësojnë 75% të borxhit total.
Top Channel