“Kush është Yamal?”/ Përgjigjja epike e talentit të Barcelonës pas fitores 4-1 ndaj Galatasarayt
Liverpool e harron menjëherë humbjen e rëndë të pësuar në kampionat me Manchester City.
Skuadra e The Reds zbriti në fushën e lojës në Ligën e Kampioneve dhe iu imponua LASK Linz në transfertë duke e mundur me rezultatin tenistik 6-3 për të regjistruar fitoren e dytë radhazi dhe për të konfirmuar formën e mirë në këtë kompeticion. Njeriu i ndeshjes për The Reds u be Bradley Barcola autori i një tregolëshi me sulmuesin francez që shënoi në minutat 24, 37 dhe 66. Shkruan emrin e tyre në listën e golashënuesve edhe Araujo që hapi festivalin e golave të Liverpool në minutën e 22 si dhe Frimpong dhe Koumas që shënuan në minutat 51 dhe 72. Për Lask Linz golat u shënuan nga Ljubicic dhe Flecker 2 herë dhe sfida u mbyll 6-3
Feyenoord ndal Comon debutuese duke e mundur me rezultatin 3-2. Ishte skuadra e Cesc Fabregas ajo që shënoi e para me Diao në minutën e 18, por Feyenoord përmbysi gjithçka me Zechiël që barazoi shiufrat në 1-1 dhe Moussa dhe autogolin e Sanchez për të marrë kryesimin në 3-1. Douvikas në minutat shtesë vetëm sa shkurtoi diferencën në 3-2, pasi 3 pikët i mori pikërisht skuadra holandeze.
REZULTATET
LASK Linz-Liverpool 3-6
Feyenoord-Como 3-2
Top Channel