Midtjylland përballet me Egnatian, Tullberg: Kemi respektin më të madh, por do përqendrohemi te loja jonë
Ndeshja mes Egnatias dhe Midtylland në raundin e parë të Conference League, një sfidë historike kjo për klubin rrogozhinas nuk paraqet rrezik për zhvillimin e saj.
Kjo është ajo që ka komunikuar klubi i Egnatias përmes një komunikate për shtyp
‘Për shkak të zhvillimeve të fundit dhe situatës me protestat në Tiranë, Kf Egnatia nuk ka zhvilluar stërvitjen, e cila ishte programuar në orën 18:30. Fatmirësisht zhvillimi i ndeshjes nuk paraqet rrezik dhe do të vazhdojmë sipas programit-theksohet në komunikatën e Egnatias
Por burime konfidenciale për gazetarin e Top Channel, Endi Tufa thanë se UEFA është dakord që kjo ndeshje të zhvillohet, por nuk është plotësisht e sigurt pasi janë në pritje të një konfirmimi nga policia për shoqërimin e skuadrës për në aeroportin e Rinasit në përfundim të ndeshjes.
Sfida mes Egnatias dhe Midtjylland është programuar të luhet në orën 18:45 të së enjtes në ‘Arenën Kombëtare’, një ndeshje që do të transmetohet në platformën Digitalb.
Top Channel