
23/02 22:38
Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Korenë e Jugut, me trajnerin Jurgen Klinsmann që la përfshirë në listën e Kombëtares për ndeshjet kundër Perusë dhe El Salvadorit një sulmues që ndodhet në burg.
Sipas raportimeve të medieve gjermane trajneri ka përfshirë në listë sulmuesin Jun-Ho Son, i cili megjithatë nuk mund t’i bashkohet ekipit pasi është i burgosur në Kinë.
31-vjeçari, i cili ishte pjesë e skuadrës kineze Shandong Taishan, u arrestua në muajin mars me akuzën e “marrjes së ryshfetit nga punonjës joqeveritar”.
Federata e Futbollit të Koresë së Jugut ka treguar mbështetje për Son dhe familjen e tij duke u zotuar ta kthejë atë në Kore. /Supersport
Top Channel