Erion Veliaj pasi shprehu mirënjohje për të gjithë ata që e kanë mbajtur të fortë PS në 30 vite, fitoren e mandatit të tretë e lexon edhe si një mesazh dhënie prej votuesve demokratë, që sipas tij i thanë jo ofertës së dyshes Berisha Meta.

“Ne morëm një mesazh jo vetëm nga socialistët por edhe disa mesazhe nga demokratët. Ramë dakord se nuk kemi luftë me SHBA dhe Europën e mendojnë si ne. Ata nuk ishin gati të bënin krushqi me Jovan Bregun Ilirin dhe Saliun. Dera e PS e hapur edhe për ata”, tha Veliaj.

Katër fitimtarëve socialistë të qarkut Tiranë Edi Rama u tha se besimi dhe mbështetja në rizgjedhjen e tyre, buronte nga puna dhe besimi krijuar tek votuesit.

“Në këtë buqetë të Tiranës trëndafili më i bukur është i Kamzës pasi teorikisht ishte betejë e pamundur. Në Kamëz besoj ishte shembulli një harmonizimi të dëshirës për të fituar por edhe me kandidatin e madh për të fituar. 60% në Kamëz është e jashtëzakonshme”, tha Rama.

Edi Rama kërkoi nga kryebashkiakët mos të bien në kurthin se tashmë njerëzit janë të kënaqur me socialistët.

“Ky rezultat tregon pritshmëri të madhe. Në mes të mandatit të tretë të kesh këtë pritshmëri është sfiduese. Tregon se njerëzit nuk e kanë humbur shpresën tek ti, ne. Kjo duhet kuptuar mirë. Është një pritshmëri që nuk përmbushet dot. Si në çdo familje ku nuk ka plotësim tërësor pritshmërinë. Kjo vlen për çdo fshat, qytet dhe shtet”,tha Rama.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA