Të ftuar në “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon ishin aktori dhe regjisori Mevlan Shanaj, përballë drejtorit të Qendrës Kinematografike, Jonid Jorgji dhe producentit Ols Abazi.
Debati i nisur javën e shkuar lidhur me projektligjin për kinematografinë shqiptare duket se është nxehur më tej.
Të dy u përplasën ashpër, për herë të parë përballë njëri-tjetrit në studio.
“Mos iu lëpini ministrit”, iu drejtua Shanaj Jorgjit.
“Çfarë na di neve, të nxjerrim me shqelma jashtë”, tha ai në një moment tjetër.
Por situata u përkeqësua më tej kur Jonid Jorgji i kujtoi disa fonde që, sipas tij, aktori kishte marrë:
“Ke marrë fonde dhe nuk ke bërë asgjë, kthe lekët”, iu drejtua Jonid Jorgji.
Drejtori i Qendrës Kinematografike iu drejtua aktorit, duke i thënë se me paratë e marra ai nuk kishte zhvilluar apo realizuar asgjë, sipas programit për të cilin kishte përfituar fondet.
Top Channel