Për shkak të prishjes së një marrëdhënie të mëparshme familjare, një 18-vjeçar në Durrës i ka vënë flakën banesës së ish-vjehrrit të motrës.
Sikurse duket nga pamjet, ai ka mbushur lëndë djegëse në karburant e më pas është ngjitur nga shkallët për t’i vënë flakën apartamentit në pallat.
Nga përhapja e flakëve u shkaktuan dëme materiale dhe iu rrezikua jeta banorëve të pallatit ku banonte 61-vjeçari.
Në pranga ra 18-vjeçari M.N., ndërsa u shapll në kërkim edhe vëllai i tij I. N., 22 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se përmes celularit, ka kanosur me fjalë, 61-vjeçarin, për jetën dhe për të mos kallëzuar.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan veshje të përdorura nga këta shtetas, gjatë kryerjes së krimit, një bidon plastik ku mbahej lënda djegëse (benzinë) dhe një celular.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel