Zjarr pranë Fushës së Aviacionit në Gjirokastër, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme
08/09/2026 21:13
Në orën 20:15 u njoftuam për një vatër zjarri pranë Fushës së Aviacionit në Gjirokastër.
Menjëherë u nis në vendngjarje një automjet zjarrfikës me efektivë. Me mbërritjen, u konstatua se zjarri kishte rënë në një kanal, ndërmjet Fushës së Aviacionit dhe një parcele bujqësore, dhe po merrte përmasa.
Siç raporton korrespodndentja e Top Channel Entjola Budo, efektivët zjarrfikës ndërhynë menjëherë duke bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e plotë të zjarrit. Falë ndërhyrjes në kohë, zjarri nuk shkaktoi dëme në pasuri apo në ambiente përreth.
Organet ligjzbatuese po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimisht.
Top Channel