Zjeu vezën me metodën që kishte mësuar në TikTok, 37-vjeçarja me djegie të rënda në fytyrë

30/05/2023 12:12

Një nënë ka pësua lëndime dhe djegie në fytyrë pasi i shpërtheu një vezë e zierë në mikrovalë.

Fillimisht ajo hodhi ujë të valuar në një filxhan, më pas shtoi vezën dhe e vendosi në mikrovalë për disa minuta.

Pasi e vendosi lugën e ftohtë mbi vezën, ajo shpërtheu dhe i lëndoi anën e djathtë të fytyrës, duke i shkaktuar dhimbje torturuese. Edhe pse plagët e saj janë drejt shërimit, nëna e cila ka një fëmijë, ka paralajmëruar të tjerët që të mendohen dy herë para se të përdorin truket e ndryshme që mësojnë në rrjetet sociale.

“Nuk dua që dikush tjetër ta kalojë këtë, sepse është në trend në TikTok. Ishte dhimbja më torturuese e jetës sime. Ishte një kohë e frikshme për mua dhe isha në agoni absolute. Vura fytyrën time nën rubinet dhe më pas përfundova në spital. Po vdisja nga uria, ish-vjehrra më tha për këtë metodë të re për zierjen e vezëve.  Ajo më mësoi si të ziej një vezë në mikrovalë.

Mbusha filxhanin me ujë të valuar, hodha vezën dhe kripën dhe e vendosa për një minutë. Nuk ishte bërë dhe e vendosa për një minutë tjetër. Pasi veza shpërtheu kam përjetuar 12 orë djegie e dhimbje në fytyrën time”, u shpreh 37-vjeçarja.

Shafia tha se kishte mbetur e traumatizuar pas incidentit dhe se nuk do hante më kurrë një vezë.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA