Pete McCleave i cili u nis për të gjetur personin që mund t’i shpëtonte jetën, përfundoi duke shpëtuar jetën e 20 njerëzve të tjerë gjatë rrugës.
Babai i dy fëmijëve ka qenë në një garë me kohën pasi u diagnostikua me mieloma, një lloj kanceri gjaku që zhvillohet në palcën e eshtrave.
Pete, 45 vjeç iu dhanë shtatë vjet jetë në vitin 2017 dhe tha se shansi i tij më i mirë për të mbijetuar ishte gjetja e një dhuruesi të qelizave staminale, me një përputhje të përsosur me kodin e tij gjenetik.
Në përpjekjen për të gjetur ‘binjakun e tij gjenetik’, ai ka gjetur donatorë për më shumë se 20 të tjerë në mbarë botën. Ai tha: Të dish që 20 persona kanë gjetur ‘binjakun e tyre gjenetik’ për shkak të kësaj pune është fenomenale. Jam jashtëzakonisht krenar.
Fillimisht, Pete u paralajmërua se objektivi i tij për të gjetur 10,000 donatorë të rinj ishte “i paarritshëm”. Por ai e bëri atë brenda disa muajsh, dhe nuk u ndal me kaq. Deri në fillim të këtij viti, 100,000 njerëz të tjerë ishin regjistruar në regjistrin e qelizave staminale.
Ndërsa kërkimi i tij për donatorët vazhdon, Pete, gruaja e tij Jen dhe dy djemtë Max, 13 dhe Seb, 10, janë të gjithë të vetëdijshëm i ka ngelur vetëm 1 vit nga afati që i dhanë mjekët për të jetuar.
“Gjëja e fundit që dua është që fëmijët e mi të kujtojnë për mua është se thjesht hoqa dorë. Nëse nuk mund të jem një model për ta kur të rriten, më e pakta që mund të bëj është të jem një model për ta sot”, u shpreh ai.
Top Channel