Përfundon procesi i numërimit në Mirditë për Këshillat Bashkiakë/ PS dhe PSD marrin nga katër mandate

16/05/2023 18:24

Përfundon procesi i numërimit për anëtarë Këshilli Bashkiak në Mirditë, ku kryesojnë listën PSD me 4 mandate dhe PS po me 4 mandate.

BF merr 2 mandate, PAA 1 mandat, ALD 1 mandat, PD 2 mandate, LZHK 2 mandate, FRD 2 mandate, PDIU 1 mandat, AAK 1 mandat, NTH 1 mandat.

Në bashkinë e Lezhës kryeson PSD me 9 mandate, duke u pasuar nga PS dhe PKD me nga 7 mandate, BF 5 mandate. Vijon si proces numërimi

Në bashkine Kurbin kryeson PS me 9 mandate ku pasohet nga BF me 6 mandate. Deri më tani janë numëruar vetëm 6 QV nga 74 QV pasi Kurbini e ka nisur procesin e numërimit rreth orës 16:00.

Top Channel