Gazetarja në pritje të ëmbël, raportim maratonë për zgjedhjet/ Emocionohet Elda Menga: Raportimi më i veçantë

16/05/2023 16:36

Qëllimi i çdo gazetari është të informojë publikun, dhe ku më mirë sesa ditën e zgjedhjeve mund të përmbushet ky mision, kur të gjithë qytetarët shkojnë të shprehin një të drejtë kushtetuese sikurse është ajo e zgjedhjes së drejtuesve të tyre.

Për gazetaren e politikës në Top Channel, Elda Menga, e cila ishte edhe “truri i informacionit” këto zgjedhje, duke raportuar rezultatet në kohë reale nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, zgjedhjet janë si një finale botërori, për të mos humbur.

E emocionuar, Menga i cilësoi Vendoret 2023 zgjedhjet më të veçanta për të, pasi jo vetëm në fushatë por edhe gjatë transmetimit maratonë në 3 ditët e fundit, nuk ka qenë vetëm. Ajo është në pritje të ëmbël.

“Këto zgjedhje janë dhe do të jenë më të veçantat për mua, pasi jo vetëm në fushatë, gjatë zgjedhjeve, por edhe në numërim, unë nuk kam qenë vetëm.

Për përcjelljen e informacionit unë nuk kam qenë vetëm por së bashku me beben time. Shqetësimi im ka qenë ky. Unë së bashku me kolegen time Rudina Muça jemi në pritje të ëmbël. Megjithatë për një gazetar politik unë e konsideroj ditën e zgjedhjeve një finale botërori, për të mos humbur dhe sidomos kur jam në skuadrën më të mirë, skuadrën e Top Medias”- tha Menga.

Në fund, gjithçka mbetet të themi është se shpresojmë që publiku të jetë i kënaqur me gjithçka përcjellim.

Top Channel