Foto/ Minifundet cilësohen “seksiste”, në finalen e tenisit ‘Madrid Open’ vajzat ndryshojnë veshjen

11/05/2023 19:12

Një nga turnetë më prestigjioze të tenisit jashtë katër Grand Slam-eve, Madrid Open tërheq emrat më të mëdhenj të sportit.

Megjithatë, edicioni i sivjetshëm ka tërhequr po aq vëmendje për polemikat jashtë fushës.

Gjatë eventit Masters 1000 – i cili përfundoi gjatë fundjavës me Carlos Alcaraz dhe Aryna Sabalenka që u kurorëzuan kampionë për meshkuj dhe femra – organizatorët u kritikuan për veshjen e vajzave me bluza dhe funde të shkurtra.

Pas reagimit të ashpër, fundet u ndërruan me pantallona të shkurtra të gjata në finalen e së dielës, por bluzat mbetën të njëjta.

Veshjet e vajzave me top u ndryshuan pak për në finale.

“Është një mënyrë e feminizuar për të trajtuar vajzat kundrejt djemve që nuk vishen ashtu,” tha për gazetën spanjolle Público, Pilar Calvo, zëdhënëse e Shoqatës për Gratë në Sportet Profesionale.

“Në fund, është një formë e dhunës seksiste që është kaq e përhapur sepse njerëzit as që e vënë re atë.”

Top Channel