Befason Deshamps, grumbullon pas dy vjetësh mesfushorin e Al-Ittihadit

17/05/2024 09:19

N’Golo Kanté është surpriza e madhe në listën e skuadrës franceze për Kampionatin Evropian të Futbollit. Mesfushori 33-vjeçar, i cili ka 53 paraqitje, nuk ka qenë pjesë e “Bluve” që nga qershori i vitit 2022.

Dy vjet më vonë, Kante thirret nga Didier Deschamps dhe së shpejti do të jetë i pranishëm në një kompeticion të madh kombëtar.

Mesfushori, i cili u largua nga Chelsea drejt Al-Itthiadit në vitin 2023, ka katër gola dhe gjashtë asistime në 43 ndeshje të luajtura për sauditët.

Kjo është lista e 25 të Francës për Kampionatin Evropian:
Areola, Maignan, Samba. Koundé, Clauss, Pavard, Konate, Saliba, Upamecano, Hernandez, Mendy. Camavinga, Fofana, Rabiot, Zaire-Emery, Tchouaméni, Griezmann, Kanté. Barcola, Dembélé, Coman, Giroud, Kolo Muani, Mbappé dhe Thuram.

Franca debuton në Kampionatin Evropian më 17 qershor, përballë Austrisë. Polonia dhe Holanda janë kundërshtarët e tjerë të “Gjelave” në fazën e grupeve të kompeticionit./ SuperSport

Top Channel