Thibaut Courtois kaloi një periudhë shumë të vështirë duke qëndruar për nëntë muaj jashtë fushave si pasojë e dëmtimeve në gju. Belgu, tashmë i rikthyer në formacion nga trajneri Carlo Ancelotti në ndeshjet e kampionatit ka treguar një formë shumë të mirë duke vendosur në dilemë trajnerin italian se cilin prej portierëve të zgjedhë për finalen e Champions League më datë një qershor në Wembley ndaj Borussia Dortmund duke qenë se zëvendësuesi Lunin, ka zhvilluar paraqitje vendimtare për Realin në këtë kompeticion.
Vetë Courtois, është i bindur se mund të luajë pa problem në finale, madje shprehet se është rikthyer më i fortë.
“Ndjehem shumë mirë, e dija se do të rikthehesha i fortë. Jam i njëjti Courtois, ose ndoshta jam edhe më i mirë tani. Ndaj Alavez mora disa goditje në kuadrat dhe të them të drejtën më mungonte një ndeshje kaq impenjative. U ndjeva krenar për reflekset e mia”, u shpreh Courtois.
Vetë trajneri Ancelotti para disa ditësh u shpreh se ende nuk e ka ndarë mendjen se cili prej portierëve do të luajë titullar ndaj Borussia Dortmund./ Super Sport
Top Channel