Moggi zbulon të ardhmen e Contes: Është afër këtij klubi!

17/05/2024 20:29

E ardhmja e Antonio Contes është një nga dilemat më të mëdha në Itali. Juventus, Milan, por edhe Napoli synojnë që sezonin e ardhshëm të bashkëpunojnë me trajnerin nga Lecce. Mirëpo, në “Pole-Position”, duket Napoli.

Të paktën këtë e konfirmon ish-drejtori i Juventus, Luciano Moggi. Ky i fundit, theksoi se ka komunikuar me njerëz pranë Contes të cilët e kanë siguruar se 54-vjeçari do të jetë në krye të napoletanëve sezonin e ardhshëm.

“Mendoj se kandidatët e vërtetë për rolin e trajnerit te Napoli janë Conte dhe Italiano. Megjithatë, nga ajo që kam kuptuar nga bisedat me njerëz afër Contes, mendoj se ai është më pranë për të marrë Napolin.

Besoj se Juventus e ka mbyllur me Thiago Mottan dhe Milani është i fokusuar në tregun jashtë Italisë. Ndaj Napoli besoj është i avantazhuar për Conten me De Laurentiis që vërtet mund të nervozoj shumë persona, por di të punojë shumë mirë. Duhet të ketë diçka interesante për Napolin e sezonit të ardhshëm pasi në këtë aktualin gaboj gjithçka”, u shpreh Moggi./Super Sport

Top Channel