Teun Koopmeiners është një nga objektivat e parë të Liverpoolit për sezonin e ardhshëm.
Trajneri i ardhshëm i të kuqve, Arne Slot, ka konsideron futbollistin e Atalantës një elemente shumë të rëndësishëm për të ridimensionuar mesfushën.
Sipas medias italiane, tashmë kanë nisur kontaktet e para mes klubit anglez dhe atij italian për vlerën e kartonit të holandezit.
Koopmeiners ka qenë gjithashtu objektiv i Juventusit prej disa kohësh, por Liverpooli – shkruan portali anglez “Team Talk” – ka forcë më të madhe ekonomike për të përmbushur kërkesat e bergamaskëve.
Bëhet fjalë për 60 milionë euro, shumë që familja Percassi, pronare e Atalantës, kërkon për kartonin e lojtarit.
Tashmë mbetet të kuptohet se cilat do të jenë lëvizjet e Juventusit, si dhe vullneti i lojtarit. Por Liverpooli është në avantazh, sepse Slot e njeh shumë mirë Koopmeinersin, pasi e pasur nën urdhrat e tij tek AZ Alkmaar./ SuperSport
Top Channel