Qytetarët e Durrësit kanë marrë informacion më shumë në lidhje me zgjedhjet e 14 majit që do të zhvillohen në Shqipëri.

Top Channel në bashkëpunim më “Angi Richerce”, kanë shkuar pranë qytetarëve më anë të një sondazhi, ku i ka pyetur ata nëse janë të informuar që në qytetin e tyre do të votohet për kryetar bashkie dhe 88.9% e tyre kanë pohuar pyetjen ndërsa 11.1% e tyre janë shprehur se nuk kanë informacion.

Në krahasim me sondazhin e kaluar 5.7% e qytetarëve kanë marrë informacion për këto zgjedhje.

Të pyetur se kush po bën fushatë më të mirë zgjedhore nga kandidatët, 52.9% e qytetarëve kanë treguar se preferojnë fushatën e organizuar nga kryebashkiakja aktuale Emirjana Sako ndërsa 47.1% e tyre preferojnë atë të Igli Carës kandidati i PD-*së për kryetar bashkie.

Në Durrës 54.2% e qytetarëve të marrë në pyetje kanë treguar se anë të prirur për të votuar në zgjedhjet që do të zhvillohen pas disa ditësh e ndërsa 45.8% e tyre nuk janë akoma të bindur nëse do të marrin pjesë në zgjedhje, pra elektorati gri është i konsiderueshëm.

Nëse zgjedhjet do të ishin nesër, qytetarët e Durrësit vazhdojnë të mbështesin Emirjana Sakon, edhe pse me 0.3% më pak në lidhje me sondazhin e parafundit. 53.9% e tyre janë shprehur se do të mbështesin Sakon ndërsa pjesa tjetër, pra 46.1 tregojnë se preferojnë Carën.

Partia që do të merrte më shumë vota në rast se do të zhvilloheshin zgjedhjet parlamentarë do të ishte Partia Socialiste, me mbështetjen e 51% të votuesve të marrë në, koalicionin “Bashkë Fitojmë” e mbështesin 41.5% e qytetarëve të marrë në pyetje ndërsa Partia Demokratike 4.9%.

Sondazhi është zhvilluar nga data 1 deri më 5 maj dhe janë marrë në pyetje 822 qytetarë. Marzhi i gabimit është +/-2.2%  ndërsa qytetarët e marrë në pyetje janë mbi 18 vjeç.

FOTO GALERI
5/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA