“Kujdes nga kurthi i dorëheqjes”/ Curri në Top Story: Studentët të organizohen politikisht, me qeveri teknike Rama fiton sërish zgjedhjet

16/10/2026 22:12

I ftuar këtë mbrëmje në emisionin “Top Story” ishte edhe analisti Arjan Curri, i cili foli në lidhje me skenarët që mund të shkojë vendi, teksa nuk mungoi as një këshillë për të rinjtë protestues.

“Këta thonë jep dorëheqjen, ai thotë nuk e jap. Ka ngecur realiteti në një gropë. Nuk duhet të futemi në këtë gropë, me dhunë, gurë dhe paqe me policinë. Më pas Rama që del në ndonjë gërmadhë. Nuk duhet të futemi në këtë cikël 150-ditor.

Nuk duam dialog, Rama thotë në rregull le të vazhdojmë ta shtyj deri në fund. Ka edhe një version tjetër që mund ta ndjekë Rama, kurthi i dorëheqjes. Sepse Rama edhe po të krijojë qeveri teknike, ai vetë do të jetë. Je kishim një Gjushi që e hoqën, bën ende ligjin në Durrës.

Kishim edhe Belën, drejtorët bëjnë be për kokë të saj, ajo vendos ende. E njëjta gjë edhe me Berishën në PD. Mund të jetë edhe Spiropali një mundësi për kryeministre të qeverisë teknike. E vetmja gjë që mund të bëjnë studentët është të organizohen politikisht.

Disa prej tyre janë shumë të artikuluar. Nuk presim nga ju të vini me një program, por as të na thoni ju se nuk ka rëndësi se çfarë do të bëjmë nesër. Nga kjo përfiton Rama, se ai thotë se unë e di se ç’do të bëj nesër.

Rama ose e çon vendin në zgjedhje të parakohshme dhe pas 45 ditësh fiton. Jo me 82 mandate, por me 71 dhe thotë se fitova. Ose do ta mbajë me zor dhe ju fitoni kohë për tu organizuar politikisht. Edhe pa program fare. Po kërkuat ndihmë, ua japim, po nuk u nevojit nuk ka problem”, u shpreh Curri.

Top Channel