“Korrupsioni, sëmundje kronike e Shqipërisë”, Gabriel Partos: Ja çfarë po ushqen protestat që mund të rrezikojnë integrimin në BE
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita zbarkoi në bulevard gjatë protestës së sotme dhe gjatë qëndrimit të tij u përball edhe me deputetët e Partisë Mundësia, Agron Shehaj dhe Erald Kapri.
Këta të fundit patën edhe një përplasje fizike me efektivët që shoqëronin Hitën dhe nuk lejonin Shehajn dhe Kaprin t’i afroheshin.
Pas konfrontimit, Shehaj u prononcua për mediat: “Është e papranueshme të arrestohen minorenë, kanë nxjerrë RENEA-n të armatosur, përse i nxorrën? E keni parë çfarë ka ndodhur? Kanë dhunuar gjakosur 15-vjeçarë në komisariatin nr.2. Drejtori nuk dha asnjë përgjigje, vetëm dhunë për të mbrojtur Edi Ramën”.
Erald Kapri mbeti i lënduar për shkak të sprajit lotsjellës që u hodh drejt tij. Më pas ndërhynë mjekët për trajtimin e tij.
Top Channel