“Policia ka përdorur plumba plastikë, të rinjtë kanë provat, do t’ia japin ndërkombëtarëve “/ Shemsi Prençi nga protesta: Duhen kimistë për të verifikuar gazin lotsjellës
Një ditë më parë, Eris Xhaja u bë viral, pasi doli në protestë, duke mbajtur në krah vajzën e tij 1-vjeçare.
Në një intervistë për “Shqipëria Live”, ai tregoi se përse e bëri këtë veprim, ndërsa iu përgjigj edhe komenteve të ardhura në rrjetet sociale, që e akuzonin se kërkonte të shuante protestën.
“E ndjeva detyrim si prind të dilja në atë protestë. Doja që kjo gjëja të mos vazhdonte më. Protesta të vazhdojë, por jo dhuna. E ndjeva si detyrim që të ndryshojmë strategjinë e protestës, në mënyrë që ky sistem të bjerë. Ky sistem i kalbur bie kollaj, mjafton të bojkotosh çdo gjë. Lini punët, bllokoni rrugët. Duke bërë këtë lloj gjesti, do të ndikoja te protestuesit që të merrnin dhe ata fëmijët dhe policët nuk i prekin dot fëmijët. Kur dola unë, nuk po ndodhte asgjë. Protestuesit kishin rënë në paqe dhe kur vajta unë, doja t’i jepja një zë ndryshe protestës.
Unë mendoj që mllefi i qytetarëve ka tejkaluar çdo gjë, saqë arriti të më baltosnin mua, në vend që të merreshin me kauzën. Tek fëmija kam ndikuar në nënvetëdijën e saj, që kur të rritet, të përgjigjet për të ardhmen e atdheut të saj.
Unë gjithmonë kam punuar kamarier. Për momentin jam pa punë.
Po ndodh gjakderdhje, po dhunohen dhe masakrohen adoleshentë. Nuk duhet që ata të dhunohen”, u shpreh i riu.
Top Channel