Vetëm humbje, Lampard: Ishim katastrofë, Arsenali e pati të lehtë ndaj nesh

03/05/2023 09:26

Gjashtë ndeshje, gjashtë humbje.

Aventura e dytë si trajner i Chelsea, po shkon shumë keq për Frank Lampard.

Pas humbjes ndaj Arsenalin në transfertë, trajneri i “Bluve të Londrës” deklaroi: “Nuk ishim në lartësinë e duhur, pjesa e parë ishte katastrofike për ne. Ishte shumë e thjeshtë të luaje ndaj nesh në 45 minuta e para. Në të dytën ishim më mirë, luajtëm si skuadër dhe krijuam raste për gol. Do të punojmë fort që të ringrihemi”, theksoi Lampard./ SuperSport

Top Channel