I refuzohet ankesa, Paratici jep dorëheqjen si CEO i Tottenham

21/04/2023 11:17

Kolegji i Garancisë në CONI ka refuzuar ankesën e Fabio Paraticit, i cili për pasojë largohet nga Tottenham.

Vendimi i Kolegjit të Garancisë në CONI, i cili hodhi poshtë ankesën në lidhje me ndalimin e Fabio Paraticit, detyroi ish-menaxherin e Juventusit dhe Tottenhamit të vepronte në përputhje me rrethanat.

Sanksioni i vendosur ndaj Paraticit për kohën kur ishte te Juventus, e detyron klubin e “Spurs” që të mos kenë marrëdhënie pune me të dhe këtë gjë Tottenham e shpjegon edhe në një njoftim për mediet.

“Apeli i Fabio Paraticit kundër ndalimit të FIGC-së (Federata Italiane e Futbollit) për disa aktivitete të lidhura me futbollin nuk ka qenë i suksesshëm. FIFA ka vendosur të zgjasë ndalimin ndërkombëtarisht dhe ndërsa vazhdon të ketë një mosmarrëveshje për zgjatjen e sanksionit, kjo e pengon Fabion të përmbushë detyrat e tij si CEO ynë. Prandaj Fabio ka vendosur të japë dorëheqjen nga posti i tij.”-bën me dije Tottenham./ SuperSport

Top Channel