Duke mbjellë 61 pemë, Kryesocialisti Edi Rama zbriti në fushën e blertë, pas monumentit të Skënderbeut skuadrën garuese me 61 kandidatë për lokalet e 14 Majit.

Kjo ishte nisja simbolike e fushatës elektorale të socialistëve nga ku Edi Rama, krahas porosive për skuadrën pati edhe mesazhe të drejtpërdrejta për votuesit kur tha se “PS është fuqia e ndryshimit në këtë vend”, prandaj është zgjedhur motoja e fushatës “Kurrë më mbrapa vetëm përpara”.

“Sa shumë punë do të ishin bërë pa votën e PS-së dhe sa shumë dëme do të ishin shmangur pa votën për ata të tjerët. Pa votën për PS-në asnjë nga qytetet nuk do të ishte transformuar ashtu siç është transformuar. Mjafton të shikoni Shkodrën, ku vota kundër PS-së nuk ka sjellë as edhe një nga ndryshimet që meriton ai djep i kulturës”- tha Rama.

Pasi tha se vota e dhënë socialistëve ka sjell zhvillmi Edi Rama iu drejtua qytetarëve.

Rritja e pagave është fryt i mundimi të të gjithë atre që na kanë ndjekur në rrugën e re për Shqipërinë. Që na kanë besuar vijimësisht me votë e na kanë mbështetur jo me fjalë dhe me punën e djersën e kontributin e tyre në ekonomi“- u shpreh Rama

Kryesocialisti kërkoi një fushatë jo të zhurmshme, e pa postera. Shpjegoi simbolikën e mbjelljes së pemëve.

“Do e nisim sot këtu me 61 pemë nga lali Eri që ka lindur me këmishë dhe e duan të tërë jo vetëm ne, e duan dhe ata që i dhurojnë kandidatin më të lodhur”– tha Rama.

Edi Rama, i lëshoi këtë batutë të parë por jo të fundit kandidatit të Berishës për Tiranën Belind Këllicit.

“I kanë gjetur një kandidat që duket sikur ka humbur fizarmonikën. Shikoni kur thotë do ju bëj transport falas, më duket sikur thotë po më gjetët fizarmonikën do ju bëj një xhiro pa lekë”– tha Rama.

E më pas me plot batuta me Erion Braçen dhe Tërmet Peçin ku nuk mungoi së përmenduri nga Taulant Balla, Kiara e Big Brother VIP, Edi Rama drejtoi procesin e mbjelljes së pemëve, një risi kjo e sjellë nga socialistët në këtë fushatë elektorale.

FOTO GALERI
15/71

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA