Përplasja mes Bashkisë dhe Myftinisë Shkodër për punimet përreth xhamisë Parruce, reagojnë këta të fundit Në prag të Pashkëve Katolike, në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë është organizuar për herë të parë procesioni i ‘Udhës së Kryqit’ njësoj si në Vatikan.
Besimtarët katolikë me qirinj në duar ishin mbrëmjen e kësaj të Premte të madhe në sheshin ‘Nënë Tereza’ në precesionin që udhëhiqej nga Arqipeshkvi i Dioqezes Tiranë Durrës, Arjan Dodaj së bashku me Ambasadorin e Selisë së Shenjtë të Vatikanit në Shqipëri, Lugi Bonazzi.
Besimtarët demonstrojnë mundimet e Jezu Krishtit që e dënuan dhe ia ngarkuan kryqin në shpinë deri në përfundim të rrugëtimit kur dha shpirt dhe u ringjall në të Dielën e Pashkës. Dhjetëra besimtarë ecën në rrugën e mundimeve të Krishtit, një pjesë e tyre duke mbajtur kryqe të rëndë prej druri. Udha e Kryqit u përshkrua duke ndjekur 14 Stacionet e rrugës së mundimit të Jezu Krishtit.
E Premtja e Madhe, apo e Premtja e Zezë është dita kur kujtohen vuajtjet dhe vdekja e Krishtit, Pashkët janë festa e Ringjalljes së tij nga të vdekurit. E ashtuquajtura “java e zisë” fillon me të dielën që paraprin dhe është java më e rëndësishme në kalendarin e kishës.
Besimtarët katolikë kujtuan të premten e madhe, si pjesë e rëndësishme e festimeve që përfundojnë me ditën e pashkëve. Në disa vende të botës për këto festime ka disa rite të veçanta.
Top Channel