Mashtrimi dhe krimi përmes rrjeteve sociale ka qenë tema e diskutimit ditën e sotme në “Top Talk”, ku ekspertët kanë dhënë alarmin për fëmijët e rrezikuar dhe kanë shpjeguar mënyrat se si përdorues të ndryshëm bien viktimë e grabitësve.
Eksperti i IT Besmir Semanaj ka treguar keqbërësit shkruajnë gjithmonë përmes profileve të vjedhura të personave me të cilët ne kemi një histori komunikimi, për ta bërë më të besueshëm.
Semanaj: Duhet të kemi parasysh diçka, në këto raste në përgjithësi janë të përfshirë persona që nuk kenë dije mbi rrjetet sociale dhe teknologjinë dhe pasi arrijnë të kenë akses në këto rrjete sociale, shijojnë komunikimet që këto persona kanë pasur me të afërmit e tyre dhe duke pasur akses e kuptojnë se kush janë të aftë t’i ndihmojnë.
Pse nuk përdorin profile fallso por vjedhin accounte të të tjerëve?
Semanaj: Nëse është një profil fallso do të kuptohet se personi nuk ka asnjë histori komunikimi. Pra nëse i thonë një të njohuri më duhet tani, kam kryer aksident, nëse nuk më vijnë tani më vonë është shumë vonë është më e besueshme se nga një i panjohur.
Në momentin që marrin akses dhe janë të besueshëm nuk është thjeshtë zhvatja dhe grabitja e parave, por me atë të këtij rrjeti fillestar kryejnë dhe vjedhien e rrjeteve të tjera sociale pasi duke qenë persona të besueshëm kërkojnë pasworde. Një gjë e tillë është tentuar edhe me mua për gjëra të tjera jo për të grabitur para. Persona të afërm me mua më dërgonin mesazhe që t’ja ktheja mbrapsht dhe në momentin që i telefonoja thuajse nuk e dinin se i është grabitur faqja.
Nga ana tjetër eksperti Erion Demiri tha se veglat e mediave sociale po shtohen çdo ditë dhe se përdoren dy etapa në vjedhien e një llogarie, e para është kur keqbërësi merr akses të accounti juaj dhe etapa tjetër kur përdor këtë account për të marrë akses te personat e tjerë.
Erion Demiri: Popullata shqiptare është nga më pak të njohurat me hapësirë kibernetike, e para e punës është njohja, e dyta teknikat dhe veglat e ndryshme po shtohen përditë, me hapjen e inteligjencës artificiale janë shtuar shumë vegla të reja. Duke i lexuar me shumë kujdes e kupton që është mashtrim pra veglat po rriten. Ka vegla të mediave sociale që të japin mundësinë për ta ruajtur më shumë se janë dy etapa kur keqbërësi merr akses të accounti juaj dhe etapa tjetër kur përdor këtë account për të marrë akses te personat e tjerë. Duke mos e ruajtur mirë llogarinë tjetër ndihmon në këtë sulm
Nëse sot ke për pikësynim të marrësh dhe të sulmosh dikë, po të ketë më shumë se dy media sociale je i sigurtë që do të marrësh nga ai të gjithë të dhënat.
Top Channel