Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço i ftuar në emisionin Top Talk, ngriti pyetjen se përse nuk ishte i pranishëm prokurori i gatshëm pas sulmit të paprecedentë të Top Channel.

Sipas ekspertit, në një ngjarje të rëndë si ajo e ndodhur në orët e para të së hënës, duhej patjetër një prokuror në vendngjarje.

Xhokaxhi: Prokurori a ka gabuar që e ka cilësuar vrasje në rrethana cilësuese dhe jo një akt terrorist, sepse është e rëndësishme në mënyrën se si ngihet akuza për të parë edhe strukturën që përfshihet në hetim.

Karamuço: Po t’i lexosh të dyja nenet me anë të interpretimeve që bëhen dhe provat që gjenden, motivet mund të rikualifikohet si vepër, po ka nenin 230 të kryerjes së veprave terroriste, ka paragrafë që përafrohen më shumë me ngjarjen që ka ndodhur, janë bërë analiza, por që duhet të kualifikohen në momentin që ti ke autorë, kupton më mirë motivin e vërtetë dhe më pas e ke më të thjeshtë që ta përshtatësh në një vepër. Ajo që më ka bërë përshtypje mua është që në atë ditë që ka ndodhur ngjarja, prokurori i gatshëm nuk ka qenë në vendngjarje, ka pasur diskutime dhe kontakte të vazhdueshme me oficerët e lartë të Policisë së Shtetit, por me sa kam pyetur duhej të ishte prokurori patjetër, në ngjarje të rënda po me pasojë po, kur flitet për institucion kombëtar të medias, patjetër që duhej të ishte, për të mos e marrë me përfytyrim se ç’po ndodhte, jo vetëm një analizë se ç’ mbledh në terren Policia e Shtetit, por e ke të gjithë kompetencën për të qenë vetë në vendngjarje, dhe për të dhënë vetë të gjitha detyrat që u lihen të gjithë oficerëve, agjentëve të tyre, mendoj që duhej të ishte një prokuror në vendngjarje, një prokuror i gatshëm, se tani e kemi konkrete që e drejton dikush.

Top Channel