Miqësorja mes Argjentinës dhe ishullorëve të Caracao në stadiumin Unico Madre de Ciudades, u shndërrua në një festë për Kampionët e Botës të cilët në fushë u argëtuan sikur të ishin në një seancë stërvitore.
Të besuarit e trajnerit Lionel Scaloni triumfuan me shifrat 7-0, teksa Lionel Messi shënoi një tregolësh. Ishte pikërisht “pleshti” ai që hapi llogaritë e sfidës në minutën e 20-të.
Një gol special për numrin 10 të amerikano-latinëve duke qenë se bëhej fjalë për golin numër 100 me fanellën albiceleste. Megjithatë, mbrëmja u bë edhe më e bukur për Messin që shënoi edhe dy herë të tjera në pjesën e parë (’33, ’37) ndërsa në mes ishin edhe golat e Nico Gonzalez (’23) dhe Enzo Fernandez (‘35) për të mbyllur në shifrat 5-0 pjesën e parë.
Në fraksionin e dytë, mes zëvendësimeve të shumta, Argjentina e uli ritmin dhe kurseu modestët e Curacao duke shënuar vetëm dy gola me anë të Di Maria që realizoi nga pika e bardhë (’78) dhe Montiel që realizoi golin e shtatë të sfidës tre minuta para fundit të lojës pas një asisti të Paulo Dybala./ SuperSport
Top Channel